Kosi i helmuar (1)

 

 

Kosi është një shtet/jogurt  imagjinar në të cilën realiteti është i kapshëm vetëm për elitat. Gjeografikisht rrethohet nga vende gjysmë imagjinare deri tek ato super imagjinare. Secila ka një sistem, i cili në mendjet e qytetarit është i atillë që e dhunon çdo ditë.  Kosi është vend normal, dmth vetëm imagjinar, jo gjysmë as super. As realist s’është bile.  Por ka një veçori. Në sistemet e tjera, ato super imagjinaret, nuk mund të shpëtosh pa burg nëse ke vrarë, nëse ke vjedhur, nëse ke dhunuar, nëse ke rrahur një femër, mashkull, fëmijë, adoleshente, homoseksual, punker, reper…

Kosi-sistemi nuk ka aftësi as kreativitet të mjaftueshëm seksual.

Por ka ligjet e veta, limitet e veta.
Njerëzit e këtij shteti, duan ligje madje ankohen që s’po ka mjaftueshëm ligje. Ama në tërësi i kanë veç sa për t’i pasur. Për t’u treguar dikush që e mbulon atë çfarë realisht është.

Ja disa shembuj:

Ligji i Kosovës thotë se për çfarëdo vrasje, dënimin e cakton gjykata. Në fshatrat gjithashtu imagjinar, kur dikush ia vret dikanin n’shpi, vlen thania “gjaku-me-gjak-paguhet”.

Ne n’kit vend, sipas ligjit, femra dhe meshkujt janë te barabarte ne prone. Jemi te barabartë.
Në një lagje imagjinare të kryeqytetit një burrë i futet grus së kojshisë n’shpi edhe e rrah. Kjo për banorët e lagjes është normale. Vetëm një dëshmitare është në këtë rast. Jashtë imagjinares, ka femra që falin kto raste. Në ndërkohë disa organizata bëjnë workshope dhe mbajnë konferenca. Vetëm katër a pesë femra të kryeqytetit reagojnë. Të tjerat bredhin imagjinarisht.

Banorët e vendit imagjinar e dojnë punën ama me letra punojnë  pak e n’t’zezen shumë. Ligji i thotë se punëtorët duhet të kenë pushim së paku një ditë, orët shtesë të paguhen, sigurimi shëndetësor, e disa gjana luksoze që zakonisht i kanë vetëm banorët e vendeve super imagjinare. Ni punëtor që punon në ni kompani ndërtuese private, ia pagun 10 euro ditën. Udhtimi me ata kombat e portokallt, me nja 15 punëtor tshtrydhun, osht falas. Ndjersë.

Ni gru e mbulume, ec rrugëve të qytetit ku zakonisht flitet turqisht. Në shkallët e ni shkolle ni qift i ri po bajke dashni. Sytë e gruas mbeten  te buzt e atij djalit që ish me at qiken tjetër.  Ai djali ma mirë mos me dit qysh e ka kqyr kjo qika.

 

Partia e Rriqrave të Pavarura ( me demek janë nda rriqrat ndy parti) merr shumicën e asamblistëve. N’opozite. Lajme… N’vendin e rriqrave vazhdon martesa me mesitnie. Në ndërkohë hapet Shoqata “Valltar për dasma”. S’kemi nevojë as me u qu me ky mo ndasma… Çfarë ideje.

 

Një rreth imagjinar prej intelektualësh.

Lajme… Dhunim, dhunim, falje, pranim, integrim, bastisje,padi, xhamia, kisha, (kemi kisha, ortodokse, krishtere, budiste,serbe,  sataniste, islamiste etj etj). Kushtetua: Kosova është shtet laik.  Kryeqyteti i këtij shteti tingëllon si orkestër e keqe me kor. Disa tinguj të katedrales dhe disa thirrje islamike me disa zana qe qirren kurre pa u ndale. (Per me shume: Prizren). Të gjithëve ju pengon por shumica nuk reagon.  Edhe pse sistemi ia jep këtë të drejtë. Që ta ndalë në emër të prishjes së qetësisë publike. Por sistemi gjithashtu nuk ka ditë me iu tregu banorëve të vet se cka janë qeto ligje. Që janë për ju ndihmu me jetu ma leht. Ose që thyeni duke vënë të tjera rregulla.
Sistemi i ka lanë sakat banorët e vet të cilët i ka bo që me kriju ni shtet imagjinar ku ka rregulla e liri të plotë, ama jetesën e kanë bo në ni tjetër sistem me rregulla primitive. Disa janë tërhequr nga sistemi primitiv por shumica mbetet ende në origjinë. Në baziken. Atje ku nuk ndihesh as mirë i qim. 

Përtej…

Errët dhe më pas një dritë. Është dalja nga udhëtimi ku fuqia e zotit e humb kuptimin. Drejtën jam shumë i dëshpëruar me të besuarit në fuqinë e dickaje të mbinatyrshme të cilën nuk mund ta argumentosh.

one

Jo, sjom ateist. Ama as budall jo. Së paku jo aq shumë sa të vazhdoj të besoj dicka vetëm në kurriz të frikës. Ok, këtij muhabeti kam vendosur që t’ik, përderisa nuk del dikush të më sqaroj dhe argumentoj egzistimin e të ashtuquajturit zot, allah, god ose ckadocoftë. Ka plot 12 ditë që kur kam filluar të ndryshoj mënyrën e të besuarit në gjëra që gati të gjithë besojnë. Kjo po që ja vlenë të shkruhet. Prandaj laptopi im është i ndezur ne kohen kur edhe 15 minuta do  të bëhet ora 2 e mëngjesit.Jo pse jam në një fazë që gjithcka që nuk ka argumentim po e kundërshtoj, mirëpo thjesht kam vendosur që të mos besoj në gjepura. Unë bëjë gjëra të cilat me argumentim më bindin se janë të dëmshme dhe prap se i bëjë. Nuk e kam ndërmend të duroj gjëra që skanë pikë të vërtete brenda. Ja për shembull ende gjatë një dite pi mbi 40 cigare edhe pse e di është shumë i dëmshëm, por prap e pi. Janë dy orët e para të ditës së diel. E urrej këtë ditë. Sidomos prej që jam në punën e re ku gjatë kësaj ditë asgjë, ama asgjë smë shkon mbarë. E kam kërkuar nga shefi që ta kem pushim këtë ditë, por ma ka argumentar se skam mundësi që ta marrë. Andaj jam pajtuar dhe në orën 10 më duhet të shkoj në punë.

Javëve të fundit më kanë ndodhur shumë gjëra. Është e quditshme. Këtë fuqi nuk ka ma dhënë ai zoti që të tjerët e besojnë. Thjesht e kam sepse unë jam qenie njerzore.

Unë e kam këtë fuqi. E zaptoj.

IMG_2131

Kjo është përtej vetvetës. Më duket që e kam kaluar vetën. Nuk e di kush jam. As cfarë bëjë. E di se jam në tokë. Kushedi edhe për sa kohë. Ndoshta edhe gjashtë muaj, një vit ose 2. Mund të ndodhë që edhe 5 vite. Por prap do të shkoj. Askush nuk ka për të dhënë llogari përpara askujt për asgjë të vetme. Do të jem vet. Do të shkoj pa e njohur vetën, duke ia plotësuar kauzën sociologut dhe psikologut. Por nëse se njoh vetën ateherë jam përtej kësaj. Cfarë mësova? Për cka? Cka do të më hyj në punë? Kur? Asnjëherë. Shpejt do shkoj përtej… Atje askush nuk më njeh. Khaaa ai është vendi perfekt. Atje dua të jetoj. Por më duhet të vdes më parë? Atëherë e dua këtë.  Në dreq të mallkum gjykimi i cdonjërit. Gjithcka le të shkoj përtej meje, teje, atij, asaj, të gjithëve.

Duhet të fle që të zgjohem nesër të shkoj në punë. Por përpara së ta bëjë këtë, do ta pi dhe një cigare ndoshta dy. Pse a është e rëndësishme kjo a?….

Varrosje, mykje, pshurrje dhe Ringjallja

Është ora tre e mëngjesit dhe unë sapo jam zgjuar nga shtrati. Ka disa javë që mungesa e gjumit ka filluar të më bëhet klishe. Sytë i kam të skuqur nga tentimet e kota për t’i mbyllur  dhe të rrudhur nga drita e laptopit që ndriçohet më shumë nga fleta e bardhë e një dokumenti të ri në Microsoft Word.

Ndez një cigare që e marrë nga pakoja e cila për çdo orë harxhohet por përsëri kurrë nuk është e thatë dhe ha dy kollapë çokollate të Austrisë të cilat të drejtën ma shpifin. Është ora tre e tre minuta dhe unë jam duke thënë broçkulla. Arsyeja është se dua të shkruaj diçka. Ndjej se po harxhohem.

Sapo kam përjetuar një ditë jo fort të mirë. Pasi mungova në mbledhje për arsyet e mungesës së gjumit, kam humbur edhe fotoaparatin tim. Nuk e kuptoj se si dhe as ku. Por nuk e kam atë. Nuk është pse nuk mund të jetoj pa fotoaparatin porse kjo më ka dhënë një shpërfaqje të asaj se si jam duke jetuar.

Dhe është një histori të cilën e kam mësuar kur kam qenë fëmijë. Aty diku në moshën tetë ose nëntë vjeç.
154809_10151283656712409_1131462092_n

 

 

Duhet të ketë qenë viti 1998 kur babai im më morri në dhomën e tij të gjumit me orendi të mbushura plot me libra. Në gjithë dhomën mbaj mend të kenë qenë katër bure të turshive që kanë zënë deri në 80 kilogram speca. Babai kishte vendosur që në vend të flakjes së tyre nga lufta në të cilën po kalonim atëherë ti shtinte turshi librat.
I paketuam një nga një në ato bure të cilat u mbushen plot me libra. Pastaj me ndihmën e gjyshit dhe të nënës sime i zbritëm poshtë në oborr. Unë normalisht nuk kam ndihmuar në këtë proces sepse buretë me libra tejkalonin peshën që unë mund të ngrehja në atë kohë. Te drejtën as tashti nuk do të mundja të ndihmoja. Nuk jam i mirë në peshë ngritje.
Por në mes të dy togjeve me sanë e kashtë që rrethoheshin nga disa pemë që mesa më kujtohet kanë qenë mollë të egra unë e kisha një kazmë të madhësisë së mesme në duar. Po heqja dheun e fundit të katër gropave me gjerësi dy metra e me thellësi prej më shumë se 5 metrave. Babai dhe nëna ime patën hequr shumë deri sa më kanë nxjerrë nga njëra prej gropave që kishte hapur babai.
Katër buretë i futëm në katër gropat e hapura. Babai hidhte dhe përmbi me një qëndrim sikur po varroste katër fëmijë të tij. Dhe kur muzgu afrohej e gropat u dheu u bë rrafsh me tokën përmbi të cilën unë hodha kashtë, babai më tha diçka që kurrë nuk do ta harroj.
“Po varros këto libra që të mos digjen. Do të kthehemi pas luftës dhe do ti ringjallim. E ti ke me u rritë më shumë deri atëherë e do t’i rendisim në orenditë e reja”, më tha babai, me një ton sikur unë po vajtoja dhe po pyesja se përse e bënte ai këtë veprim. Në fakt, mua nuk më interesonte dhe aq veprimi i tij.
Lufta kishte mbaruar, shtëpia së bashku me dhomën e babait tim ishte djegur. Edhe togjet me sanë dhe kashtë gjithashtu. Unë vajtova një veturë lodër të djegur,  të cilën ma kishte blerë daja për ditëlindje ndërsa babai im kishte kapur kazmën në duar. Kisha harruar se diçka kishim varrosur. Të nesërmen i nxorëm librat, nga dheu. Hapëm buretë dhe librat ishin të gjitha të lagura. Babai im kishte aso qëndrimi sikurse po nxirrte eshtrat e fëmijëve të cilët i kishte varrosur për t’i mbrojtur. Por si një baba i cili i dëshiron aq shumë fëmijët e vet, edhe nëse janë vetëm eshtra, i mori të gjitha librat ashtu të lagura dhe i vendosi në ballkon për t’i terur. Pas disa ditëve së bashku më të i vendosëm në një orendi iverice të marra ndihmë një organizatë humanitare. Me fletë të kapura me njëra tjetrën unë i kam lexuar shumë nga to. Mbaj mend kompletin e Kadaresë, Spases, Rrahmanit, Mjedjes, vëllezërve Frashri e shumë të tjerë.

Me tetë janar të këtij viti kam mbushur 24 vjet. Në njërën nga ditët pas ditëlindjes jam gjendur para orendisë që tashmë është në gjendje shumë të mirë dhe libra të renditura mirë. Mora botimin e tretë të revistës letrare “Jeta e Re” i botuar në vitin 1996 e që brenda ka shkrime nga kjo revistë gjatë viteve 1876-1942. Meqenëse të nesërmen kisha për të dalë në punë morra librin në redaksi, në korridorin e së cilës shefja më thotë se ku e kam marrë këtë libër. U mundova t’ia sqaroj mirëpo ajo ma preu disi egër. “Këtë libër ose e ka mbuluar uji ose e ka pshurrë dikush”, më tha ajo. Disa kolegë nisën të qeshën. Pa arsye edhe unë bërë të njëjtën gjë. Teksa kthehem nga puna, me atë libër në duar, duke menduar atë që e tha ajo dhe me atë se çka jam duke bërë në këtë jetë më duket se kam arritur në një përfundim që besoj që më jap një sy gjumë netëve në vazhdim.Më duhet të varros disa ‘gjëra’ të vlefshme për mua. Por ka kaluar koha e bureve dhe e gropave. Më duhet  një zgjidhje moderne.

Por duhet t’ia bëjë disi. Duhet të varros…

Që kur të ringjallen dikush të mos e besoj që janë ringjallur. Ashtu sikur mund të mos jetë e besuar tregimi që bëra. E kur të ringjallen, ndoshta janë të mykura nga uji, ama janë taze. Një nga ju me humor mund ta thotë se ‘ato gjëra’ i ka pshurrë dikush…
Edhe mund të ketë të drejtë.

Lloji jonë

 

Dallueshmëria jonë është aq bazike saqë çdo diskutim për këtë gjë është një luks vulgar. Pyetja është nëse llojet brenda qenies humane lindin të ndara apo të gjithë janë një lloj e më pas sëmurën duke u ndarë në kategori?

 

images

 

Na si qenie humane që besojmë që kemi lindur të gjithë të një lloji, e që më pas jemi sëmurë e kësisoj jemi ndarë në lloje të ndryshme, jemi në fakt të gjithë të sëmurë dhe na ka marrë lumi. Për një arsye të thjeshtë është e gjithë kjo.  Ne të gjithë jemi të sëmurët e dalë nga lloji bazik. S’ka asnjëri që nuk është i sëmurë. Madje ne, të titulluar si qenie humane nuk jemi aspak të tillë. Qenie humane është një titull që e mbajmë pa meritë. Por në çfarëdo rasti, situata mund të ketë pasur rast të ndryshoj. Janë pasojat që ne i shkaktojmë që nuk e lejojnë këtë gjë. Në tentim që të mos e kuptojmë se kemi mbaruar dhe se nuk jemi qenie njerëzore, nën lëkurën e këtij titulli bëjmë veprime kafshërore që të mbysim çdo tentim që për qëllim ka të daljen nga lloji jonë që për si detaj të argumentimit tonë e kemi fjalinë: llojet njerëzore. Ne lidhemi me diçka që nuk argumentohet. Koncepti “zot” për shembull. Ne besojmë në ekzistencën e tij sepse në vete e dimë se ai është diçka që injoranca e krejt llojeve nuk mund ta zbërthej. Kësisoj atë askush nuk mund të na mbytë. E kemi zotin në emër të së cilit mund ta gënjejmë vetën për çfarëdo gjë. E kemi zotin në emër të së cilit kur të na nevojitet një kërkesë kafshërore i bëjmë presion tjetrit ( të llojit tonë apo tjetrit, s’ka rëndësi) bëjmë veprime që bazikja e të qenit “qenie humane” as nuk i paramendon.

 

Dhe ende vazhdojmë të besojmë në zot.

IMG_3431

Madje edhe në këtë pikë që ndër të gjitha të këqijat kishte bërë një ribashkim të humanes, e kemi shkatërruar. Përsëri duke e ndarë në lloje. E quajtëm fe. Por këto lloje u shpikën edhe disa njerëz të cilët u cilësuan “të dërguar” nga zoti. Mbase për të shpejtuar dëshirën tonë që të jemi lloje. Por kur llojet filluan të zmadhohen u bë më i pamundur menaxhimi i tyre. Magjia e intelektit tonë u shfrytëzua përsëri për mos lejuar që ne të jemi një lloj. Sepse nuk e durojmë të përbashkëtën. Krijuam nënlloje të ndryshme, me miliona të tilla dhe i quajtëm kontinente, më pas shtete, qytete, fshatra dhe lagje. Përsëri u deshën disa të fortë që të vendosen në secilin nënlloj. Ata duhet të ishin të gatshëm për të urryer nënllojet tjerë në mënyrë që lloji i tyre të jetë më i forti. Pra urre për të forcuar vetën. Kjo u bë e sofistikuar kur këta persona u quajtën patriotë e nacionalist. Këta krijuan kufij mes llojeve si ndasi, krijuan edhe flamuj e ideologji për tu veçuar. Kësisoj të veçohesh u bë të jesh një lloj që dallon prej llojeve të tjera. Këta drejtues që u bënë shumë të tillë, me miliona kishin dhe kanë të drejtë të vrasin nëse lloji i tij cenohet nga ndonjë i llojit tjetër. Aty ku nuk ishte më luftë mes llojeve e nënllojeve, disa të tjerë që u bënë me 7 miliardë në vitin 2011 filluan që edhe brena llojit e nënllojit e nën-nënllojit, të ndahen.

 

questioneverything

 

 

 

Kësisoj ne sot vazhdojmë të ndahemi në të moralshëm, pedofil, vrasës, artistë, homoseksual, të ndershëm e miliona emërtime të ndryshme. Së fundmi kemi edhe disa emërtime të çuditshme si antiambientalistë. Ne thjesht nuk e dimë se, që nga krijimi jemi anti natyrë. Jemi kundër asaj me të cilën – në të cilën – jetojmë e vdesim çdo të qindtën e sekondës. Këta jemi ne. Lloji jonë.

 

Dhuna që na bënë njerëz

Rrëfimi mbi kënaqësinë e ushtrimit të dhunës dhe ndjenjes fantastike prej një të dhunuari.

Nuk ka të bëjë me seks. As me ushtrimin e dhunës. Është cështje e nënvetëdijës. E atyre mendimeve që na bëjnë njerëz.

563688_10151283656822409_1472152333_n

Diqysh është e pashpjegueshme ndjenja kur kthehesh te baza. Të sublimja, kur njeriu është brenda katër mureve të tij. Izolimi e bënë njeriun të shperthej. E ne nuk e duam izolimin. Ne e thyejmë atë duke përdorur forcën njerëzore apo pjellë të njeriut për të dalë nga izolimi. Këtë e arrijmë qysh në minutën e parë si njeri. Kur dalim nga izolimi nëntëmujor ne qajmë. E shpërthejmë “murin” e vaginës dhe kjo nuk është aq e lehtë. Fakti se njerëz të tjerë asistojnë që të sjellin në jetë një njeri tjetër është i majftueshëm për të argumentuar vajin që bëjmë me të dalë në hapësirën e re, botën, universi ku gjithcka ndërtohet mbi vajin. E vaji është shpërfaqje e zorit. Zori është I mirë edhe I keq. Port ë dyja janë prodhim i dhunës. Ndryshon vetëm mënyra sesi është dhënë-marrë ajo dhunë. Por nuk ndryshon gjendja e njeriut. Është kënaqësia ajo që na bashkon të gjithfëve. Ne kënaqemi në të dyja rastet. Përderisa e durojmë.

 

… megjithatë ka të bëjë me seksin. Me atë seks që shfryhesh si njeri. 

 sex

Një shoqe më pat thënë se nuk e cilëson seksin seks përderisa partneri i saj nuk ia kris dy tri shpulla bythëve. “Diqysh është ndjenjë shumë e mirë me qenë nën sundimin e dikuj tjetër”, më thoshte ajo. Në fakt nuk ka të bëjë asgjë më sundimin si term I mbikqyrjes me zor të tjetrit. Ka të bëjë me ndjenjën e kënaqësisë kur dorëzohesh tek tjetri. Meqënse me pikë të qejfit njerëzëve ju vjen marre më kërku kontroll nga dikush tjetër, përdoret taktika e kundërshtimit të saj. E bëjmë publikisht duke thënë se duhet të jemi paqësor. Në politikë, në luftë, në raport me tjetrin, me vetën, me gjtihcka. Por vetëm e themi. Ne na pëlqen ndjenja e të qenit të tortuar. Kjo na pjekë. Na bënë më të fort për të shpërthyer. Rrahim tjetrin se është i pafuqishëm dhe kënaqemi me “fuqinë tonë”. I pafuqishmi reagon duke përdorur edhe ai dhunën që e posedon. Teksa merr shumë boksa fytyrës ndjen dhimbje por ajo shpejt kalon kur ai e jep një boks. Mësuesi kënaqet teksa me dhunë dëshiron qetësi 100 për qind në klasë. Nxënësit mbajnë qetësi por flasin me të vogël. Ju duket më kënaqësi ajo formë e komunikimit nën rrezik. Pra kënaqemi nën torturë.

Të qenit nën torturë, dhunë, presion, apo nën kontroll na jep fuqi për t’i hequr qafe dhunën brenda vetës që dëshirojmë ta ushtrojmë mbi tjetrin. Pra ose vendosemi në rolin e “mazohistit” që kënaqet tek dhunohet dhe “sadistit” që kënaqet kur dhunon.  

Një regjisore iraniane kishte thënë se “dikatatura në Iran I ka dhënë asaj fuqi për të bërë filma të mirë”. Filma nën dikaturë. Kur ajo përdorte fjalën “filma të mirë” nuk nënkuptonte kinematografinë por mënyrën e të jetuarit duke prodhuar gjëra të mira nën presion. Kur shohim protestues të dhunuar qohemi kundër saj. Kënaqemi që reagojmë për dikë që është dhunuar. E urrejmë atë që ka dhunuar. E themi këtë, teksa kënaqemi që po themi dicka kundër dhunuesit. Dëshirojmë ta dhunojmë duke I treguar sesa dhunues është.

 

… “kemi vrarë Bin Ladenin”

 559958_10151319992637409_325843944_n

Nga shtëpia me ngjyrë të paqes ne marrim mesazh se kemi vrarë atë që ka vrarë. Fakti që ai ka vrarë na ka bërë ta vrasim. Nëse ai do të ishte paqësor ne nuk do të kënaqeshim. Do të jetonim në varfëri shpirtërore. Njeriu nuk e pëlqen jetën pa presion. Nuk di të gjindet në shoqëri e as brenda vetës. Kur nuk na pëlqen dicka në televizor ne e shajmë atë. E hedhim edhe teledirigjuesin për toke sepse ai na dhunon kur nuk punon. Të dy parët, njerëzorja dhe teknoligjia e krijuar nga njeriu, kënaqen teksa dhunojnë njëri tjetri. Kjo I bie që ne kemi shpikur mjete për të dhunuar vetën. Duke mos na mjaftuar dhuna e tjetrit njeri ndaj nesh, sepse jemi egoist ndaj sojit tonë, ne shpikim mjete për t’i dhuruar vetës kënaqesinë e dhunës.

Ne “derdhemi” më lehtë kur japim shpulla bythëve. Duket banale, megjithatë kjo shpërfaqë kënaqësinë e të qenit nën tortorë. Pra jetojmë duke e ditur këtë. Dhe kënaqemi. Bëjmë filma të mirë teksa jemi nën dhunë. Bëjmë muzikë nën dhunë. Kur shahemi tregojmë dhunë se e thojmë me një intonacion që e tregon brutalitetin. Megjithatë edhe ai që përmes sharjeve merr selam “ se nana ka me ju qi fort” por edhe ai që dëshiron “ ta qij atë nanë aq shumë” përjetojnë kënaqësi. Kënaqemi me pamje të dhunës. Me atë ndjenjë nuk ka. E kjo na bënë njerëz.