Lloji jonë

 

Dallueshmëria jonë është aq bazike saqë çdo diskutim për këtë gjë është një luks vulgar. Pyetja është nëse llojet brenda qenies humane lindin të ndara apo të gjithë janë një lloj e më pas sëmurën duke u ndarë në kategori?

 

images

 

Na si qenie humane që besojmë që kemi lindur të gjithë të një lloji, e që më pas jemi sëmurë e kësisoj jemi ndarë në lloje të ndryshme, jemi në fakt të gjithë të sëmurë dhe na ka marrë lumi. Për një arsye të thjeshtë është e gjithë kjo.  Ne të gjithë jemi të sëmurët e dalë nga lloji bazik. S’ka asnjëri që nuk është i sëmurë. Madje ne, të titulluar si qenie humane nuk jemi aspak të tillë. Qenie humane është një titull që e mbajmë pa meritë. Por në çfarëdo rasti, situata mund të ketë pasur rast të ndryshoj. Janë pasojat që ne i shkaktojmë që nuk e lejojnë këtë gjë. Në tentim që të mos e kuptojmë se kemi mbaruar dhe se nuk jemi qenie njerëzore, nën lëkurën e këtij titulli bëjmë veprime kafshërore që të mbysim çdo tentim që për qëllim ka të daljen nga lloji jonë që për si detaj të argumentimit tonë e kemi fjalinë: llojet njerëzore. Ne lidhemi me diçka që nuk argumentohet. Koncepti “zot” për shembull. Ne besojmë në ekzistencën e tij sepse në vete e dimë se ai është diçka që injoranca e krejt llojeve nuk mund ta zbërthej. Kësisoj atë askush nuk mund të na mbytë. E kemi zotin në emër të së cilit mund ta gënjejmë vetën për çfarëdo gjë. E kemi zotin në emër të së cilit kur të na nevojitet një kërkesë kafshërore i bëjmë presion tjetrit ( të llojit tonë apo tjetrit, s’ka rëndësi) bëjmë veprime që bazikja e të qenit “qenie humane” as nuk i paramendon.

 

Dhe ende vazhdojmë të besojmë në zot.

IMG_3431

Madje edhe në këtë pikë që ndër të gjitha të këqijat kishte bërë një ribashkim të humanes, e kemi shkatërruar. Përsëri duke e ndarë në lloje. E quajtëm fe. Por këto lloje u shpikën edhe disa njerëz të cilët u cilësuan “të dërguar” nga zoti. Mbase për të shpejtuar dëshirën tonë që të jemi lloje. Por kur llojet filluan të zmadhohen u bë më i pamundur menaxhimi i tyre. Magjia e intelektit tonë u shfrytëzua përsëri për mos lejuar që ne të jemi një lloj. Sepse nuk e durojmë të përbashkëtën. Krijuam nënlloje të ndryshme, me miliona të tilla dhe i quajtëm kontinente, më pas shtete, qytete, fshatra dhe lagje. Përsëri u deshën disa të fortë që të vendosen në secilin nënlloj. Ata duhet të ishin të gatshëm për të urryer nënllojet tjerë në mënyrë që lloji i tyre të jetë më i forti. Pra urre për të forcuar vetën. Kjo u bë e sofistikuar kur këta persona u quajtën patriotë e nacionalist. Këta krijuan kufij mes llojeve si ndasi, krijuan edhe flamuj e ideologji për tu veçuar. Kësisoj të veçohesh u bë të jesh një lloj që dallon prej llojeve të tjera. Këta drejtues që u bënë shumë të tillë, me miliona kishin dhe kanë të drejtë të vrasin nëse lloji i tij cenohet nga ndonjë i llojit tjetër. Aty ku nuk ishte më luftë mes llojeve e nënllojeve, disa të tjerë që u bënë me 7 miliardë në vitin 2011 filluan që edhe brena llojit e nënllojit e nën-nënllojit, të ndahen.

 

questioneverything

 

 

 

Kësisoj ne sot vazhdojmë të ndahemi në të moralshëm, pedofil, vrasës, artistë, homoseksual, të ndershëm e miliona emërtime të ndryshme. Së fundmi kemi edhe disa emërtime të çuditshme si antiambientalistë. Ne thjesht nuk e dimë se, që nga krijimi jemi anti natyrë. Jemi kundër asaj me të cilën – në të cilën – jetojmë e vdesim çdo të qindtën e sekondës. Këta jemi ne. Lloji jonë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s