Përtej…

Errët dhe më pas një dritë. Është dalja nga udhëtimi ku fuqia e zotit e humb kuptimin. Drejtën jam shumë i dëshpëruar me të besuarit në fuqinë e dickaje të mbinatyrshme të cilën nuk mund ta argumentosh.

one

Jo, sjom ateist. Ama as budall jo. Së paku jo aq shumë sa të vazhdoj të besoj dicka vetëm në kurriz të frikës. Ok, këtij muhabeti kam vendosur që t’ik, përderisa nuk del dikush të më sqaroj dhe argumentoj egzistimin e të ashtuquajturit zot, allah, god ose ckadocoftë. Ka plot 12 ditë që kur kam filluar të ndryshoj mënyrën e të besuarit në gjëra që gati të gjithë besojnë. Kjo po që ja vlenë të shkruhet. Prandaj laptopi im është i ndezur ne kohen kur edhe 15 minuta do  të bëhet ora 2 e mëngjesit.Jo pse jam në një fazë që gjithcka që nuk ka argumentim po e kundërshtoj, mirëpo thjesht kam vendosur që të mos besoj në gjepura. Unë bëjë gjëra të cilat me argumentim më bindin se janë të dëmshme dhe prap se i bëjë. Nuk e kam ndërmend të duroj gjëra që skanë pikë të vërtete brenda. Ja për shembull ende gjatë një dite pi mbi 40 cigare edhe pse e di është shumë i dëmshëm, por prap e pi. Janë dy orët e para të ditës së diel. E urrej këtë ditë. Sidomos prej që jam në punën e re ku gjatë kësaj ditë asgjë, ama asgjë smë shkon mbarë. E kam kërkuar nga shefi që ta kem pushim këtë ditë, por ma ka argumentar se skam mundësi që ta marrë. Andaj jam pajtuar dhe në orën 10 më duhet të shkoj në punë.

Javëve të fundit më kanë ndodhur shumë gjëra. Është e quditshme. Këtë fuqi nuk ka ma dhënë ai zoti që të tjerët e besojnë. Thjesht e kam sepse unë jam qenie njerzore.

Unë e kam këtë fuqi. E zaptoj.

IMG_2131

Kjo është përtej vetvetës. Më duket që e kam kaluar vetën. Nuk e di kush jam. As cfarë bëjë. E di se jam në tokë. Kushedi edhe për sa kohë. Ndoshta edhe gjashtë muaj, një vit ose 2. Mund të ndodhë që edhe 5 vite. Por prap do të shkoj. Askush nuk ka për të dhënë llogari përpara askujt për asgjë të vetme. Do të jem vet. Do të shkoj pa e njohur vetën, duke ia plotësuar kauzën sociologut dhe psikologut. Por nëse se njoh vetën ateherë jam përtej kësaj. Cfarë mësova? Për cka? Cka do të më hyj në punë? Kur? Asnjëherë. Shpejt do shkoj përtej… Atje askush nuk më njeh. Khaaa ai është vendi perfekt. Atje dua të jetoj. Por më duhet të vdes më parë? Atëherë e dua këtë.  Në dreq të mallkum gjykimi i cdonjërit. Gjithcka le të shkoj përtej meje, teje, atij, asaj, të gjithëve.

Duhet të fle që të zgjohem nesër të shkoj në punë. Por përpara së ta bëjë këtë, do ta pi dhe një cigare ndoshta dy. Pse a është e rëndësishme kjo a?….

Advertisements

3 thoughts on “Përtej…

  1. Nese se beson ni zot ose ni fuqi mbinatyrore, ateher kush eshte per ty dreqi, pse e permend ate, a po beson se ai egziston. Pse ai egziston e zoti jo ?

    • Valdete une dreqin e permendi veq figurativisht kur tham “ne dreq te mallkum” si thanie mas pari e se dyti osht edhe ni lloj satire qe e perdori krejt nfund te tekstit.
      Nese sje per dark edhe mind, this blog isn’t for you… 🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s