Kosi i helmuar (1)

 

 

Kosi është një shtet/jogurt  imagjinar në të cilën realiteti është i kapshëm vetëm për elitat. Gjeografikisht rrethohet nga vende gjysmë imagjinare deri tek ato super imagjinare. Secila ka një sistem, i cili në mendjet e qytetarit është i atillë që e dhunon çdo ditë.  Kosi është vend normal, dmth vetëm imagjinar, jo gjysmë as super. As realist s’është bile.  Por ka një veçori. Në sistemet e tjera, ato super imagjinaret, nuk mund të shpëtosh pa burg nëse ke vrarë, nëse ke vjedhur, nëse ke dhunuar, nëse ke rrahur një femër, mashkull, fëmijë, adoleshente, homoseksual, punker, reper…

Kosi-sistemi nuk ka aftësi as kreativitet të mjaftueshëm seksual.

Por ka ligjet e veta, limitet e veta.
Njerëzit e këtij shteti, duan ligje madje ankohen që s’po ka mjaftueshëm ligje. Ama në tërësi i kanë veç sa për t’i pasur. Për t’u treguar dikush që e mbulon atë çfarë realisht është.

Ja disa shembuj:

Ligji i Kosovës thotë se për çfarëdo vrasje, dënimin e cakton gjykata. Në fshatrat gjithashtu imagjinar, kur dikush ia vret dikanin n’shpi, vlen thania “gjaku-me-gjak-paguhet”.

Ne n’kit vend, sipas ligjit, femra dhe meshkujt janë te barabarte ne prone. Jemi te barabartë.
Në një lagje imagjinare të kryeqytetit një burrë i futet grus së kojshisë n’shpi edhe e rrah. Kjo për banorët e lagjes është normale. Vetëm një dëshmitare është në këtë rast. Jashtë imagjinares, ka femra që falin kto raste. Në ndërkohë disa organizata bëjnë workshope dhe mbajnë konferenca. Vetëm katër a pesë femra të kryeqytetit reagojnë. Të tjerat bredhin imagjinarisht.

Banorët e vendit imagjinar e dojnë punën ama me letra punojnë  pak e n’t’zezen shumë. Ligji i thotë se punëtorët duhet të kenë pushim së paku një ditë, orët shtesë të paguhen, sigurimi shëndetësor, e disa gjana luksoze që zakonisht i kanë vetëm banorët e vendeve super imagjinare. Ni punëtor që punon në ni kompani ndërtuese private, ia pagun 10 euro ditën. Udhtimi me ata kombat e portokallt, me nja 15 punëtor tshtrydhun, osht falas. Ndjersë.

Ni gru e mbulume, ec rrugëve të qytetit ku zakonisht flitet turqisht. Në shkallët e ni shkolle ni qift i ri po bajke dashni. Sytë e gruas mbeten  te buzt e atij djalit që ish me at qiken tjetër.  Ai djali ma mirë mos me dit qysh e ka kqyr kjo qika.

 

Partia e Rriqrave të Pavarura ( me demek janë nda rriqrat ndy parti) merr shumicën e asamblistëve. N’opozite. Lajme… N’vendin e rriqrave vazhdon martesa me mesitnie. Në ndërkohë hapet Shoqata “Valltar për dasma”. S’kemi nevojë as me u qu me ky mo ndasma… Çfarë ideje.

 

Një rreth imagjinar prej intelektualësh.

Lajme… Dhunim, dhunim, falje, pranim, integrim, bastisje,padi, xhamia, kisha, (kemi kisha, ortodokse, krishtere, budiste,serbe,  sataniste, islamiste etj etj). Kushtetua: Kosova është shtet laik.  Kryeqyteti i këtij shteti tingëllon si orkestër e keqe me kor. Disa tinguj të katedrales dhe disa thirrje islamike me disa zana qe qirren kurre pa u ndale. (Per me shume: Prizren). Të gjithëve ju pengon por shumica nuk reagon.  Edhe pse sistemi ia jep këtë të drejtë. Që ta ndalë në emër të prishjes së qetësisë publike. Por sistemi gjithashtu nuk ka ditë me iu tregu banorëve të vet se cka janë qeto ligje. Që janë për ju ndihmu me jetu ma leht. Ose që thyeni duke vënë të tjera rregulla.
Sistemi i ka lanë sakat banorët e vet të cilët i ka bo që me kriju ni shtet imagjinar ku ka rregulla e liri të plotë, ama jetesën e kanë bo në ni tjetër sistem me rregulla primitive. Disa janë tërhequr nga sistemi primitiv por shumica mbetet ende në origjinë. Në baziken. Atje ku nuk ndihesh as mirë i qim. 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s