Biri i shkinës dhe propagandimi në Kafenenë e Moralit

Në kafenenë tonë është ditë e re. Studentët, mashtruesit, pro re(a)ktorët dhe dekanët me shokët profesor janë përseri bashkë. Asistëntët mungojnë bashkë me referentët. Kjo është një ikje e mençur ka përshtypjen pronari i cili tashmë përpos qebapëve dhe shitjeve të notave është edhe një thurës i mirë i konspiracioneve.

“Mediat dhe shoqëria civile kanë rritur presionin mbi Universitetin e Prishtinës….”.

Image

Një shef që prodhon punëtor mediesh lëshon kafenenë tonë. Ikën për në shtëpi. Pas disa llafeve mbi ca njerëz që bëjnë grupin e protestuesve kundër kauzës kombëtare të shitje-blerjeje të dijës ai lë kafenën tonë dhe zhvendoset në kafenenë virtuale ku protestuesit dhe anti-protestuesit që mbrojnë kauzën bëjnë fushatën e tyre.

I gjendur në një situatë ku nuk mund të përdor dijen ekzotike, ai zgjedhë të vesh pelerinën që i garanton diskutim publik. Nacionalizmin. Kjo është një mënyrë e mirë kur nuk mund të hysh nën petkun e mbrojtësit të moralit seksist apo fetar. Dhe këtë e bënë një njeri thellësisht i zhytur në fe. Në fakt është propagandues i keq i saj.

Në një shoqëri të kapun prej injorancës dhe zhytjes në idealizma dhe koncepte fiktive sikurse institucioni i moralit, çështja e nacionalizmit është një melmesë. E kësisoj edhe armiku është i domosdoshëm. Krijimi i bijëve pjellë e armikut (gjë që lidhet përsëri me seksin, gjakun dhe etninë si koncepte fiktive) është mundësia më e mirë për të tentuar rrëzimin e një zëri që nuk diskuton për këto çështje.

Image

“Natën Ximi…”

****

Unë jam biri i shkinës. Ai biri i shkinës që ka kryer fakultet në Departamentin që e drejton ai që diskuton për një çështje mbi bazën e pjellës. Nacionalizëm dhe seksizëm. “Një shikim i lehtë i fytyrave që kanë parakaluar nëpër protestat e viteve të fundit për kauzat rezulton me pjella të armikut”… Kjo është teza mbi të cilën ky sistem dhe kjo shoqëri e drejtuar nga njerëz që propagandojnë moral e krijojnë debatin. Arsyeja s’ka rëndësi përderisa është pjella.

Image

Unë jam ai i biri, pjellë e asaj shkines që i ngjallë frikë pjellës së një sistemi të kapluar nga mungesa e qenies humane. Nja tri vite më parë, njohësi i pjellave të armikut telefonon të birin e shkinës në mes të natës për ta shpallur person të padëshiruar në departamentin e tij dhe për ta dënuar me burg të përjetshëm nën akuzën se me vetëdije ka thyer moralin e të treguarit të së vërtetës. Pjella patriotike ka kryer një veprim anti njerëzor në emër të kauzës së patriotizmit nacionalist dhe religjioz (edhe mitik). S’ka rëndësi nëse nacionalizmi e religjioni janë pjellë të njerëzimit.

Rreth tre vite më vonë i biri i shkinës gjuan indeksin e tij në oborrin e mbretërisë së propaganduesit të dijës. Një sistem krejt tjetër nga ai propagandës së moralit. Në atë sistem mund të shesë dhe blejë dije nëpërmjet një vëmendje për mbamendjen e rregullave të lojës. Para dhe përfitim.

Në departamentin për media dhe propagandë ka diplomuar gjenerata e 3D gazetarëve që zakonisht përfundojnë në punëtor mediesh. Të suksesshmit propagandojnë nëpër epoka. Zëvëndësojnë të tjerë mashtrues, studentë, profesorë, re(a)ktorë e referentë. Edhe pronari është aty. Edhe punëtorët.

Për ekspertin e pjellave të armikut, fakti se të bijtë e shkinës janë studentë nuk përbën rëndësi . Sepse origjina e pjellurisë është më e rëndësishmja. Kjo është komplet e pranueshme për Odën Universitare të Qytezës së Injorancës e as për Organizatën Bamirëse.

Aty i përjetshmi drejtues mban një fjalim sipas të cilit hyjnia e madhëshirëshme ka dërguar dijetarët tyre në tokë për të drejtuar njerëzit dhe planetin. Të dërguarit zakonisht bëhen mbrojtës të djallit dhe sulmuesit e hyjnisë.

Kafeneja jonë e moralit

Image
Tek Kafeneja jonë pinë kafe studentë, mashtrues, asistentë, re(a)ktorë, e profesorë të aso(ç)uar. Pronari është tregtari qebapëve dhe notave, mashtruesit janë miq të pro re(a)ktorëve. Profesorët dhe referentët kanë të njëjtën ndikim. Pinë kafe. Marrëveshje.

Numri i tyre është mbi 1 mijë gjatë 12 orëve.

“Afro 100 studentë kanë protestuar para rektorati…”. Qindra studentë… përleshje…”. “Jo më shumë se 500 veta…”.

Një i regjistruar në mënyrë të paligjshme në fakultetin me numër të hiperbolizuar të studentëve gjendet para një dileme. Të protestoj a jo. Ai vendos të protestoj pasi sipas tij problemi nuk është se ai ka dhënë para për t’u regjistruar e më vonë edhe për t’i marrë disa nota por sesi një universitet e lejon këtë. Ai e zgjedh dilemën lehtë.

Njësoj sikurse ata që pinë bari e nuk e pranojnë të gjykohen si keqbërës (shitësit) nëse zihen me do gram. Ose sesi një i sëmurë që nuk ka faj nëse jep para për të siguruar një datë më të afërt operimi por ka faj sistemi i shëndetësisë që ka krijuar mekanizma nëpërmes të cilave korrupsioni nëpër spitale dhe në shëndetësi merret si diçka normale.

Një dilemë e tillë është e gati të gjithëve. Jo veç në raport me shtetin, por në raport me shoqërinë, familjen dhe vetën. E njëjtë me historinë e secilit që gjendet në një pozicion ku morali është çështje e diskutueshme. Ashtu siç është.

 

Por kjo s’ka rëndësi në një sistem ku propagandimi i moralit është çështja kryesore. Por nuk është e thënë ta mbash atë moral, cilido qoftë ai. Ne e gjykojmë pse dikush zhvishet. Gjykojmë atë që shet trupin. Nuk e diskutojmë kush e blen.

Në anën tjetër, në moralin që paguhet dhe nuk preket bira e pidhit e nuk folet për spermen e karit, blerësi i diplomës dhe shitësi i saj bashkë me ndërmjetësinë janë një rrjet normal i të funksionuarit. Një sistem ku pidhi është ma i rëndësishëm se dija. Në “shtetin e dijës”.

Kafeja jonë është gati e zbrazur. Në dy tavolina kanë mbetur studentët dhe një referent goxha i pitë. Në shank është pronari që i mban me zor kamarierët e lodhur duke shërbyer kafe dhe shankistat që urrejnë me i la filgjanat me kafe që s’ka kush e heq.

Në lajme raportohet për një tjetër protestë dhe për një anti protestë. Studenti i jashtëligjshëm po lexon poezi urbane. Do të protestoj jashtëligjshëm.

Në ndërkohë kafeneja jonë zbrazet. Hapet, Mbushet, dhe të gjithë vazhdojnë të njëjtën rutinë.

Flitet mbi moralin, qeveritë, dijen, e gjithçka tjetër.