Biri i shkinës dhe propagandimi në Kafenenë e Moralit

Në kafenenë tonë është ditë e re. Studentët, mashtruesit, pro re(a)ktorët dhe dekanët me shokët profesor janë përseri bashkë. Asistëntët mungojnë bashkë me referentët. Kjo është një ikje e mençur ka përshtypjen pronari i cili tashmë përpos qebapëve dhe shitjeve të notave është edhe një thurës i mirë i konspiracioneve.

“Mediat dhe shoqëria civile kanë rritur presionin mbi Universitetin e Prishtinës….”.

Image

Një shef që prodhon punëtor mediesh lëshon kafenenë tonë. Ikën për në shtëpi. Pas disa llafeve mbi ca njerëz që bëjnë grupin e protestuesve kundër kauzës kombëtare të shitje-blerjeje të dijës ai lë kafenën tonë dhe zhvendoset në kafenenë virtuale ku protestuesit dhe anti-protestuesit që mbrojnë kauzën bëjnë fushatën e tyre.

I gjendur në një situatë ku nuk mund të përdor dijen ekzotike, ai zgjedhë të vesh pelerinën që i garanton diskutim publik. Nacionalizmin. Kjo është një mënyrë e mirë kur nuk mund të hysh nën petkun e mbrojtësit të moralit seksist apo fetar. Dhe këtë e bënë një njeri thellësisht i zhytur në fe. Në fakt është propagandues i keq i saj.

Në një shoqëri të kapun prej injorancës dhe zhytjes në idealizma dhe koncepte fiktive sikurse institucioni i moralit, çështja e nacionalizmit është një melmesë. E kësisoj edhe armiku është i domosdoshëm. Krijimi i bijëve pjellë e armikut (gjë që lidhet përsëri me seksin, gjakun dhe etninë si koncepte fiktive) është mundësia më e mirë për të tentuar rrëzimin e një zëri që nuk diskuton për këto çështje.

Image

“Natën Ximi…”

****

Unë jam biri i shkinës. Ai biri i shkinës që ka kryer fakultet në Departamentin që e drejton ai që diskuton për një çështje mbi bazën e pjellës. Nacionalizëm dhe seksizëm. “Një shikim i lehtë i fytyrave që kanë parakaluar nëpër protestat e viteve të fundit për kauzat rezulton me pjella të armikut”… Kjo është teza mbi të cilën ky sistem dhe kjo shoqëri e drejtuar nga njerëz që propagandojnë moral e krijojnë debatin. Arsyeja s’ka rëndësi përderisa është pjella.

Image

Unë jam ai i biri, pjellë e asaj shkines që i ngjallë frikë pjellës së një sistemi të kapluar nga mungesa e qenies humane. Nja tri vite më parë, njohësi i pjellave të armikut telefonon të birin e shkinës në mes të natës për ta shpallur person të padëshiruar në departamentin e tij dhe për ta dënuar me burg të përjetshëm nën akuzën se me vetëdije ka thyer moralin e të treguarit të së vërtetës. Pjella patriotike ka kryer një veprim anti njerëzor në emër të kauzës së patriotizmit nacionalist dhe religjioz (edhe mitik). S’ka rëndësi nëse nacionalizmi e religjioni janë pjellë të njerëzimit.

Rreth tre vite më vonë i biri i shkinës gjuan indeksin e tij në oborrin e mbretërisë së propaganduesit të dijës. Një sistem krejt tjetër nga ai propagandës së moralit. Në atë sistem mund të shesë dhe blejë dije nëpërmjet një vëmendje për mbamendjen e rregullave të lojës. Para dhe përfitim.

Në departamentin për media dhe propagandë ka diplomuar gjenerata e 3D gazetarëve që zakonisht përfundojnë në punëtor mediesh. Të suksesshmit propagandojnë nëpër epoka. Zëvëndësojnë të tjerë mashtrues, studentë, profesorë, re(a)ktorë e referentë. Edhe pronari është aty. Edhe punëtorët.

Për ekspertin e pjellave të armikut, fakti se të bijtë e shkinës janë studentë nuk përbën rëndësi . Sepse origjina e pjellurisë është më e rëndësishmja. Kjo është komplet e pranueshme për Odën Universitare të Qytezës së Injorancës e as për Organizatën Bamirëse.

Aty i përjetshmi drejtues mban një fjalim sipas të cilit hyjnia e madhëshirëshme ka dërguar dijetarët tyre në tokë për të drejtuar njerëzit dhe planetin. Të dërguarit zakonisht bëhen mbrojtës të djallit dhe sulmuesit e hyjnisë.

Advertisements

2 thoughts on “Biri i shkinës dhe propagandimi në Kafenenë e Moralit

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s