Panik

Edward Munch

Edvard Munch’s famous The Scream

Asht sikur me u gjend para nji planeti të ri

ne te cilin banor i parë dhe i vetëm je ti

Asht një energji asht nji ndjenj që në tanat energjitë dhe ndjenjat e jetes nuk i ke ndi

Askush nuk mundet me të ndihmu edhe pse gjithçka t’përket ty

N’fillim asht veq një ndjenj e re
kuptimin ia njeh ma vonë

Atëherë e tanë energjia e tanë ndjenja kërkon llogari prej teje,
prej fizikut, prej t’menduemit

Je i zaptuem prej të panjohurës
që prej dëshirës me bo tnjohun e kupton misterin e saj

Masandej tuj e pas krejt për veti e në fakt tuj mos pas send prej saj
e humb kuptimin edhe njohja edhe tentimi me kuptu se qysh funksionon

Edhe pse je i vetëm në të
rregullat i cakton vet e i shkel vet pa të dënu kërrkush
krejt rastësisht e zë vetën në panik

Ama kurrkush nuk të kërcënon

Mas panikës të kap histeria
Bohesh junker në kërkim të dozës

Do me pas krejt për veti
e panika rikthehet kur natyrshëm kupton se kurgjo n’kit jetë s’asht komplet për ty

E masandej pshurresh prej frikës se në planetin që je veç ti ka me dal dikush tjetër
ka me mbi dicka që ka me ta marrë pak nga energjia dhe ndjenja e cila të ka taku veç ty

Krejt asht e pakuptim
derisa diku në një cep të atij planeti,
lakuriq e ndjen të vërtetën

Dashninë
dashninë që ta jep veç ai planet në të cilin prej mrekullisë që ta shfaqë
prej jetës që ta ripërtërin
të bon të vogël sepse veç në kit vogëlsi e gjen krejt kuptimin

Asht përsëri panik
panik shkatërrues por që e kupton se nuk ke mundësi tjetër pos të qëndruemit në atë gjendje

në atë gjendje ku duhet me ndejt gati për gjithçka e me ju tut gjithçkaje
sepse t’ka ndodh diçka që nuk ndodh gjithherë e nuk i përket gjithsecilit

Asht panik e të njohurit t’vetvetës nëpërmjet tjetrit
E tjetri mbetet tjetër
sfida asht me ba tandin

Advertisements

2 thoughts on “Panik

  1. Ne titullin e nji libri qe e pata has krejt pahiri – liber per vrasesit serb gjate lufterave ne ish-Jugosllavi – e kam gjete nje prej pyetjeve per mu ma kuptimplota ne histori te njerezimit: gde si (to) bio sine moj, qe i bjen: ku je kan kshtu evlad?, ma vone e pata perdor ne nji moment zbulimi personal ne mes te Shkupit, e ndjejsha qe kam dal prej luftes, pertej urrejtjes, e perfundojsha shkrimin ty e vet veten: ku kam qene une kshtu?
    Vullnet, ku je kan kshtu? (mundet me u lexu edhe si fore edhe krejt seriozisht). ne vetmi buron energjia, ankthi, panika, shpjegimet. dhe, te takuarit e Tjetrit eshte vec zbutje e tyne, po vetmia eshte si ni hapsine, zone, qe nuk e gjen gjithkush, e kush e gjen s’un del prej saj, krejt cka ndodh masanej eshte njilloj lehtesie jete me kuptimin krejt te tepert.
    bukur, po mbi t’gjitha sinqerte ndaj pervojes.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s