hala je ka tutesh

Kur të kam njoft mas pari herë je dok krejt tjetër

Edhe tash dokesh njëjtë

Ke kallxu guxim kur mke puth me ma mshel gojën

Një mijë herë ma shumë je kan tuc kur ke luftu mos me e njoft vetën

Por je kallxu i guximshëm kur ja ke nis  me zhduk tucin brenda teje

Ose shtirjen tonde se je tuc

E fill e ke mar malin

E kjo më ka bo mu tut se nuk ke pas shpatë me veti

Drunjtë e shtazët që gjithmonë i ke pa por nuk je përballë, nuk ke dit qysh me i luftu

Nuk kam dasht me të ndihmu me qëllim për me të lanë me u gjend në malin tond

Por je tut

E ke hi në malin që unë e kam shkel ma herët

Por nashtë se e ke kuptu vogëlsinë tande përballë xhunglës teme

Tash po e don një xhungel për veti

T’kuptoj shumë, madje mke bind që nuk je tuc

E di që ma nuk don me ma mshel gojen sikur atë herë me atë puthje

Po don tjerët me ta mshel gojen

Udhëtim të mbarë

Por përpara se të më tregosh që mundesh me mbijetu në xhunglen tande

Tregoja vetës se çfarë lloj xhungle kishe dasht me jetu

A je qaq trim?

 

 

 

Fun

SomePoint

Ka me të mbajt mend për njeri t’mirë ashtu qysh edhe je
Për pafajësinë tonde që në brendësi ka shumë dreqni
Për aftësinë tande me lujt.

Për rrenat që mi ke bo kurrë s’ta fali se s’ka qenë e nevojshme

Për tentimin që mu me m’bo me u ndi fajtor
Për aftësinë që e ke me m’bo mu ndi që të kom tradhtu
Çfarë tradhtie? Çka osht tradhtia në fund të fundit?
Për naivitetin tand që asht shumë i komplikum.
Por asht e rand prishja e projeksioneve për ty.
Edhe pse tan kohen jam mundu mos me të ideu, mos me të projektu.
Po e di që na dy nuk kemi me kan ma qysh kemi planifiku
As qysh jemi kan. S’di as qysh jemi kan n’fakt.
Tek e fundit mbi bazën e ç’kafit ekziston lidhja jonë.
Kur thu që po t’mjaftoj por po lyp për tjerë e vërteton qe nuk ka lidhje hyjnore mes dy njerëzve.
Thjesht se di as pse duhet me kan me ty ne emër të dickaje që rastësisht apo gradualisht mundet mos me egzistu ne ni kohe të caktume.

Pra s’ka diçka qe mund gjithçka.

Panik

Edward Munch

Edvard Munch’s famous The Scream

Asht sikur me u gjend para nji planeti të ri

ne te cilin banor i parë dhe i vetëm je ti

Asht një energji asht nji ndjenj që në tanat energjitë dhe ndjenjat e jetes nuk i ke ndi

Askush nuk mundet me të ndihmu edhe pse gjithçka t’përket ty

N’fillim asht veq një ndjenj e re
kuptimin ia njeh ma vonë

Atëherë e tanë energjia e tanë ndjenja kërkon llogari prej teje,
prej fizikut, prej t’menduemit

Je i zaptuem prej të panjohurës
që prej dëshirës me bo tnjohun e kupton misterin e saj

Masandej tuj e pas krejt për veti e në fakt tuj mos pas send prej saj
e humb kuptimin edhe njohja edhe tentimi me kuptu se qysh funksionon

Edhe pse je i vetëm në të
rregullat i cakton vet e i shkel vet pa të dënu kërrkush
krejt rastësisht e zë vetën në panik

Ama kurrkush nuk të kërcënon

Mas panikës të kap histeria
Bohesh junker në kërkim të dozës

Do me pas krejt për veti
e panika rikthehet kur natyrshëm kupton se kurgjo n’kit jetë s’asht komplet për ty

E masandej pshurresh prej frikës se në planetin që je veç ti ka me dal dikush tjetër
ka me mbi dicka që ka me ta marrë pak nga energjia dhe ndjenja e cila të ka taku veç ty

Krejt asht e pakuptim
derisa diku në një cep të atij planeti,
lakuriq e ndjen të vërtetën

Dashninë
dashninë që ta jep veç ai planet në të cilin prej mrekullisë që ta shfaqë
prej jetës që ta ripërtërin
të bon të vogël sepse veç në kit vogëlsi e gjen krejt kuptimin

Asht përsëri panik
panik shkatërrues por që e kupton se nuk ke mundësi tjetër pos të qëndruemit në atë gjendje

në atë gjendje ku duhet me ndejt gati për gjithçka e me ju tut gjithçkaje
sepse t’ka ndodh diçka që nuk ndodh gjithherë e nuk i përket gjithsecilit

Asht panik e të njohurit t’vetvetës nëpërmjet tjetrit
E tjetri mbetet tjetër
sfida asht me ba tandin

Biri i shkinës dhe propagandimi në Kafenenë e Moralit

Në kafenenë tonë është ditë e re. Studentët, mashtruesit, pro re(a)ktorët dhe dekanët me shokët profesor janë përseri bashkë. Asistëntët mungojnë bashkë me referentët. Kjo është një ikje e mençur ka përshtypjen pronari i cili tashmë përpos qebapëve dhe shitjeve të notave është edhe një thurës i mirë i konspiracioneve.

“Mediat dhe shoqëria civile kanë rritur presionin mbi Universitetin e Prishtinës….”.

Image

Një shef që prodhon punëtor mediesh lëshon kafenenë tonë. Ikën për në shtëpi. Pas disa llafeve mbi ca njerëz që bëjnë grupin e protestuesve kundër kauzës kombëtare të shitje-blerjeje të dijës ai lë kafenën tonë dhe zhvendoset në kafenenë virtuale ku protestuesit dhe anti-protestuesit që mbrojnë kauzën bëjnë fushatën e tyre.

I gjendur në një situatë ku nuk mund të përdor dijen ekzotike, ai zgjedhë të vesh pelerinën që i garanton diskutim publik. Nacionalizmin. Kjo është një mënyrë e mirë kur nuk mund të hysh nën petkun e mbrojtësit të moralit seksist apo fetar. Dhe këtë e bënë një njeri thellësisht i zhytur në fe. Në fakt është propagandues i keq i saj.

Në një shoqëri të kapun prej injorancës dhe zhytjes në idealizma dhe koncepte fiktive sikurse institucioni i moralit, çështja e nacionalizmit është një melmesë. E kësisoj edhe armiku është i domosdoshëm. Krijimi i bijëve pjellë e armikut (gjë që lidhet përsëri me seksin, gjakun dhe etninë si koncepte fiktive) është mundësia më e mirë për të tentuar rrëzimin e një zëri që nuk diskuton për këto çështje.

Image

“Natën Ximi…”

****

Unë jam biri i shkinës. Ai biri i shkinës që ka kryer fakultet në Departamentin që e drejton ai që diskuton për një çështje mbi bazën e pjellës. Nacionalizëm dhe seksizëm. “Një shikim i lehtë i fytyrave që kanë parakaluar nëpër protestat e viteve të fundit për kauzat rezulton me pjella të armikut”… Kjo është teza mbi të cilën ky sistem dhe kjo shoqëri e drejtuar nga njerëz që propagandojnë moral e krijojnë debatin. Arsyeja s’ka rëndësi përderisa është pjella.

Image

Unë jam ai i biri, pjellë e asaj shkines që i ngjallë frikë pjellës së një sistemi të kapluar nga mungesa e qenies humane. Nja tri vite më parë, njohësi i pjellave të armikut telefonon të birin e shkinës në mes të natës për ta shpallur person të padëshiruar në departamentin e tij dhe për ta dënuar me burg të përjetshëm nën akuzën se me vetëdije ka thyer moralin e të treguarit të së vërtetës. Pjella patriotike ka kryer një veprim anti njerëzor në emër të kauzës së patriotizmit nacionalist dhe religjioz (edhe mitik). S’ka rëndësi nëse nacionalizmi e religjioni janë pjellë të njerëzimit.

Rreth tre vite më vonë i biri i shkinës gjuan indeksin e tij në oborrin e mbretërisë së propaganduesit të dijës. Një sistem krejt tjetër nga ai propagandës së moralit. Në atë sistem mund të shesë dhe blejë dije nëpërmjet një vëmendje për mbamendjen e rregullave të lojës. Para dhe përfitim.

Në departamentin për media dhe propagandë ka diplomuar gjenerata e 3D gazetarëve që zakonisht përfundojnë në punëtor mediesh. Të suksesshmit propagandojnë nëpër epoka. Zëvëndësojnë të tjerë mashtrues, studentë, profesorë, re(a)ktorë e referentë. Edhe pronari është aty. Edhe punëtorët.

Për ekspertin e pjellave të armikut, fakti se të bijtë e shkinës janë studentë nuk përbën rëndësi . Sepse origjina e pjellurisë është më e rëndësishmja. Kjo është komplet e pranueshme për Odën Universitare të Qytezës së Injorancës e as për Organizatën Bamirëse.

Aty i përjetshmi drejtues mban një fjalim sipas të cilit hyjnia e madhëshirëshme ka dërguar dijetarët tyre në tokë për të drejtuar njerëzit dhe planetin. Të dërguarit zakonisht bëhen mbrojtës të djallit dhe sulmuesit e hyjnisë.

Kafeneja jonë e moralit

Image
Tek Kafeneja jonë pinë kafe studentë, mashtrues, asistentë, re(a)ktorë, e profesorë të aso(ç)uar. Pronari është tregtari qebapëve dhe notave, mashtruesit janë miq të pro re(a)ktorëve. Profesorët dhe referentët kanë të njëjtën ndikim. Pinë kafe. Marrëveshje.

Numri i tyre është mbi 1 mijë gjatë 12 orëve.

“Afro 100 studentë kanë protestuar para rektorati…”. Qindra studentë… përleshje…”. “Jo më shumë se 500 veta…”.

Një i regjistruar në mënyrë të paligjshme në fakultetin me numër të hiperbolizuar të studentëve gjendet para një dileme. Të protestoj a jo. Ai vendos të protestoj pasi sipas tij problemi nuk është se ai ka dhënë para për t’u regjistruar e më vonë edhe për t’i marrë disa nota por sesi një universitet e lejon këtë. Ai e zgjedh dilemën lehtë.

Njësoj sikurse ata që pinë bari e nuk e pranojnë të gjykohen si keqbërës (shitësit) nëse zihen me do gram. Ose sesi një i sëmurë që nuk ka faj nëse jep para për të siguruar një datë më të afërt operimi por ka faj sistemi i shëndetësisë që ka krijuar mekanizma nëpërmes të cilave korrupsioni nëpër spitale dhe në shëndetësi merret si diçka normale.

Një dilemë e tillë është e gati të gjithëve. Jo veç në raport me shtetin, por në raport me shoqërinë, familjen dhe vetën. E njëjtë me historinë e secilit që gjendet në një pozicion ku morali është çështje e diskutueshme. Ashtu siç është.

 

Por kjo s’ka rëndësi në një sistem ku propagandimi i moralit është çështja kryesore. Por nuk është e thënë ta mbash atë moral, cilido qoftë ai. Ne e gjykojmë pse dikush zhvishet. Gjykojmë atë që shet trupin. Nuk e diskutojmë kush e blen.

Në anën tjetër, në moralin që paguhet dhe nuk preket bira e pidhit e nuk folet për spermen e karit, blerësi i diplomës dhe shitësi i saj bashkë me ndërmjetësinë janë një rrjet normal i të funksionuarit. Një sistem ku pidhi është ma i rëndësishëm se dija. Në “shtetin e dijës”.

Kafeja jonë është gati e zbrazur. Në dy tavolina kanë mbetur studentët dhe një referent goxha i pitë. Në shank është pronari që i mban me zor kamarierët e lodhur duke shërbyer kafe dhe shankistat që urrejnë me i la filgjanat me kafe që s’ka kush e heq.

Në lajme raportohet për një tjetër protestë dhe për një anti protestë. Studenti i jashtëligjshëm po lexon poezi urbane. Do të protestoj jashtëligjshëm.

Në ndërkohë kafeneja jonë zbrazet. Hapet, Mbushet, dhe të gjithë vazhdojnë të njëjtën rutinë.

Flitet mbi moralin, qeveritë, dijen, e gjithçka tjetër.

 

Kosi i helmuar (1)

 

 

Kosi është një shtet/jogurt  imagjinar në të cilën realiteti është i kapshëm vetëm për elitat. Gjeografikisht rrethohet nga vende gjysmë imagjinare deri tek ato super imagjinare. Secila ka një sistem, i cili në mendjet e qytetarit është i atillë që e dhunon çdo ditë.  Kosi është vend normal, dmth vetëm imagjinar, jo gjysmë as super. As realist s’është bile.  Por ka një veçori. Në sistemet e tjera, ato super imagjinaret, nuk mund të shpëtosh pa burg nëse ke vrarë, nëse ke vjedhur, nëse ke dhunuar, nëse ke rrahur një femër, mashkull, fëmijë, adoleshente, homoseksual, punker, reper…

Kosi-sistemi nuk ka aftësi as kreativitet të mjaftueshëm seksual.

Por ka ligjet e veta, limitet e veta.
Njerëzit e këtij shteti, duan ligje madje ankohen që s’po ka mjaftueshëm ligje. Ama në tërësi i kanë veç sa për t’i pasur. Për t’u treguar dikush që e mbulon atë çfarë realisht është.

Ja disa shembuj:

Ligji i Kosovës thotë se për çfarëdo vrasje, dënimin e cakton gjykata. Në fshatrat gjithashtu imagjinar, kur dikush ia vret dikanin n’shpi, vlen thania “gjaku-me-gjak-paguhet”.

Ne n’kit vend, sipas ligjit, femra dhe meshkujt janë te barabarte ne prone. Jemi te barabartë.
Në një lagje imagjinare të kryeqytetit një burrë i futet grus së kojshisë n’shpi edhe e rrah. Kjo për banorët e lagjes është normale. Vetëm një dëshmitare është në këtë rast. Jashtë imagjinares, ka femra që falin kto raste. Në ndërkohë disa organizata bëjnë workshope dhe mbajnë konferenca. Vetëm katër a pesë femra të kryeqytetit reagojnë. Të tjerat bredhin imagjinarisht.

Banorët e vendit imagjinar e dojnë punën ama me letra punojnë  pak e n’t’zezen shumë. Ligji i thotë se punëtorët duhet të kenë pushim së paku një ditë, orët shtesë të paguhen, sigurimi shëndetësor, e disa gjana luksoze që zakonisht i kanë vetëm banorët e vendeve super imagjinare. Ni punëtor që punon në ni kompani ndërtuese private, ia pagun 10 euro ditën. Udhtimi me ata kombat e portokallt, me nja 15 punëtor tshtrydhun, osht falas. Ndjersë.

Ni gru e mbulume, ec rrugëve të qytetit ku zakonisht flitet turqisht. Në shkallët e ni shkolle ni qift i ri po bajke dashni. Sytë e gruas mbeten  te buzt e atij djalit që ish me at qiken tjetër.  Ai djali ma mirë mos me dit qysh e ka kqyr kjo qika.

 

Partia e Rriqrave të Pavarura ( me demek janë nda rriqrat ndy parti) merr shumicën e asamblistëve. N’opozite. Lajme… N’vendin e rriqrave vazhdon martesa me mesitnie. Në ndërkohë hapet Shoqata “Valltar për dasma”. S’kemi nevojë as me u qu me ky mo ndasma… Çfarë ideje.

 

Një rreth imagjinar prej intelektualësh.

Lajme… Dhunim, dhunim, falje, pranim, integrim, bastisje,padi, xhamia, kisha, (kemi kisha, ortodokse, krishtere, budiste,serbe,  sataniste, islamiste etj etj). Kushtetua: Kosova është shtet laik.  Kryeqyteti i këtij shteti tingëllon si orkestër e keqe me kor. Disa tinguj të katedrales dhe disa thirrje islamike me disa zana qe qirren kurre pa u ndale. (Per me shume: Prizren). Të gjithëve ju pengon por shumica nuk reagon.  Edhe pse sistemi ia jep këtë të drejtë. Që ta ndalë në emër të prishjes së qetësisë publike. Por sistemi gjithashtu nuk ka ditë me iu tregu banorëve të vet se cka janë qeto ligje. Që janë për ju ndihmu me jetu ma leht. Ose që thyeni duke vënë të tjera rregulla.
Sistemi i ka lanë sakat banorët e vet të cilët i ka bo që me kriju ni shtet imagjinar ku ka rregulla e liri të plotë, ama jetesën e kanë bo në ni tjetër sistem me rregulla primitive. Disa janë tërhequr nga sistemi primitiv por shumica mbetet ende në origjinë. Në baziken. Atje ku nuk ndihesh as mirë i qim. 

Përtej…

Errët dhe më pas një dritë. Është dalja nga udhëtimi ku fuqia e zotit e humb kuptimin. Drejtën jam shumë i dëshpëruar me të besuarit në fuqinë e dickaje të mbinatyrshme të cilën nuk mund ta argumentosh.

one

Jo, sjom ateist. Ama as budall jo. Së paku jo aq shumë sa të vazhdoj të besoj dicka vetëm në kurriz të frikës. Ok, këtij muhabeti kam vendosur që t’ik, përderisa nuk del dikush të më sqaroj dhe argumentoj egzistimin e të ashtuquajturit zot, allah, god ose ckadocoftë. Ka plot 12 ditë që kur kam filluar të ndryshoj mënyrën e të besuarit në gjëra që gati të gjithë besojnë. Kjo po që ja vlenë të shkruhet. Prandaj laptopi im është i ndezur ne kohen kur edhe 15 minuta do  të bëhet ora 2 e mëngjesit.Jo pse jam në një fazë që gjithcka që nuk ka argumentim po e kundërshtoj, mirëpo thjesht kam vendosur që të mos besoj në gjepura. Unë bëjë gjëra të cilat me argumentim më bindin se janë të dëmshme dhe prap se i bëjë. Nuk e kam ndërmend të duroj gjëra që skanë pikë të vërtete brenda. Ja për shembull ende gjatë një dite pi mbi 40 cigare edhe pse e di është shumë i dëmshëm, por prap e pi. Janë dy orët e para të ditës së diel. E urrej këtë ditë. Sidomos prej që jam në punën e re ku gjatë kësaj ditë asgjë, ama asgjë smë shkon mbarë. E kam kërkuar nga shefi që ta kem pushim këtë ditë, por ma ka argumentar se skam mundësi që ta marrë. Andaj jam pajtuar dhe në orën 10 më duhet të shkoj në punë.

Javëve të fundit më kanë ndodhur shumë gjëra. Është e quditshme. Këtë fuqi nuk ka ma dhënë ai zoti që të tjerët e besojnë. Thjesht e kam sepse unë jam qenie njerzore.

Unë e kam këtë fuqi. E zaptoj.

IMG_2131

Kjo është përtej vetvetës. Më duket që e kam kaluar vetën. Nuk e di kush jam. As cfarë bëjë. E di se jam në tokë. Kushedi edhe për sa kohë. Ndoshta edhe gjashtë muaj, një vit ose 2. Mund të ndodhë që edhe 5 vite. Por prap do të shkoj. Askush nuk ka për të dhënë llogari përpara askujt për asgjë të vetme. Do të jem vet. Do të shkoj pa e njohur vetën, duke ia plotësuar kauzën sociologut dhe psikologut. Por nëse se njoh vetën ateherë jam përtej kësaj. Cfarë mësova? Për cka? Cka do të më hyj në punë? Kur? Asnjëherë. Shpejt do shkoj përtej… Atje askush nuk më njeh. Khaaa ai është vendi perfekt. Atje dua të jetoj. Por më duhet të vdes më parë? Atëherë e dua këtë.  Në dreq të mallkum gjykimi i cdonjërit. Gjithcka le të shkoj përtej meje, teje, atij, asaj, të gjithëve.

Duhet të fle që të zgjohem nesër të shkoj në punë. Por përpara së ta bëjë këtë, do ta pi dhe një cigare ndoshta dy. Pse a është e rëndësishme kjo a?….